Video Meta- Prifti, eksperti amerikan mori 5 mijë dollarë, ekspertët shqiptarë 35 mijë dollarë

Ekspertet shqiptare
Ndërsa eksperti amerikan i videos Meta- Prifti ka marrë 5 mijë dollarë për punën e kryer për llogari të prokurorisë, tre ekspertët shqiptarë kanë futur në xhepat e tyre plot 35 mijë dollarë. Kështu raporton sot e përditshmja Gazeta Shqiptare. Prokuroria ka kërkuar që shpenzimet e gjyqit të paguhen nga Ilir Meta. Në rast se Meta çlirohet nga akuza, atëherë do jetë prokuroria që do paguajë këtë faturë. Të gjithë kujtojnë se si Meta akuzonte prokurorinë se ka shpenzuar miliona për ekspertizë të huaj. Ndërkohë që tre ekspertët shqiptarë kanë marrë një shumë të jashtëzakonshme, edhe pse ata nuk kishin licenca për punën e kryer. Mbi të gjitha, ekspertiza e tyre nuk ka qenë aspak shkencore. Gazeta Tema do të zbardhë sot faktet mbi videon, që provojnë se ajo është origjinale. Madje vetë ekspertët shqiptarë, në pamundësi për të provuar të kundërtën, kanë lënë në fuqi origjinalitetin e saj.