Video Meta-Prifti, Gjykata e Lartë pranon provat e Prokurorisë
Gjykata e Lartë vendos ekspertim të videos Meta-Prifti, ndërsa pranon provat e Prokurorisë dhe avokatëve. Provat do shqyrtohen nga ekspertë të Gjykatës. Tashmë seanca e radhës do të mbahet në datën 22 korrik dhe se për këtë çështje, do të dëshmojnë 20 dëshmitarë.
Menjëherë pas publikimit të video-skandalit, ku shfaqen Ilir Meta dhe ish-ministri i Ekonomisë, Dritan Prifti, duke biseduar për një aferë në lidhje me dhënien e një tenderi, nga icili do të përfitonin 700 mijë euro, tashmë ka nisur rruga ligjore.