Video Prifti-Beqiraj dosja ne Gjykate

Në limitin e afatit ligjor, Prokuroria e Përgjithshme i ka nisur në
Gjykatën e Lartë dosjen e hetimit për ish-ministrin e Ekonomisë, Dritan
Prifti dhe ish-zevendësin e tij, Leonard Beqiraj, të cilët shfaqen në
një video duke shpërndarë një sasi parash prej 70 mijë eurosh.
Ndaj dy ish-zyrtarëve rëndon akuza për korrupsion pasiv dhe si provë është administruar prej vetë Priftit. Nje muaj me pare avokatë mbrojtës të zotit Prifti kishin kërkuar shtyrjen e dorëzimit të dosjes për gjykim me pretendimin se do te paraqesinin disa prova shtesë rreth kësaj çështjeje dhe qe sipas tyre do te ndikonin ne drejtimin e hetimeve.
Videoja mban daten 10 mars 2010 dhe eshte bere publike nje televizion nga Spartak Braho, ish-deputet i Levizjes Socialiste per Integrim dhe keshilltar i zoti Ilir Meta në çeshtjen gjyqësore, duke deklaruar se video është regjistruar nga vetë Dritan Prifti, 10 ditë pas filmimit të videos Meta- Prifti, me të njëjtat mjete filmimi.
Nderkohe, kohe me pare vete personazhet e videos se re kane deklaruar se video e transmetuar është e cunguar dhe spekulative. Menjehere pas publikimit te videos, vete Prifti tha se parate qe po ndante me zevendesin e tij ishin pjese e punes ne nje biznes privat.
Pas vendimit ndaj Ilir Metes, te cilin e shpalli te pafajshem, Gjykata e Larte do te jete ne proven e dyte per çështjet e korrupsionit, ku akuza bazohet në video-përgjimet e realizuara nga ish-ministrit Dritan Prifti.