Kom. i sigurisë miraton blerjen e helikopterit për personalitetet

Komisioni i Sigurisë Kombëtare ka miratuar sot vetëm me votat e mazhorancës projektligjin që parashikon blerjen e helikopterit për transportimin e personaliteteve.
Në fjalën e tij në mbledhjen e komisionit të sigurisë përfaqësuesi i ministrisë së mbrojtjes ka deklaruar se blerja e avionit për personalitet është e nevojshme për të bërë të mundur transportimin e personaliteteve të vendit.
Projektligji “Për miratimin e kontratës së lidhur ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës së Shqipërisë dhe Shoqërisë “Eurocopter” për furnizimin me 1 helikopter EC 145 VIP” i cili u miratua ngë komisioni I sigurisë do të shqyrtohet më pas edhe në seancën plenare të Kuvendit.