E Diel, 1 Nëntor 2026

Ligji i amnistisë, ja si përfitojnë zotëruesit e automjeteve

Kjo kategori ka afat deri më 31 dhjetor të këtij viti për të paguar 50 përqindëshin e detyrimit doganor.

Burime zyrtare nga Ministria e Financave sqarojnë se ligji i faljes nuk ka lidhje me draft ligjin e ri të taksimit të makinave. Në këtë draft nuk falet asnjë taksë, por prezantohet një mënyrë e ndryshme e taksimit të makinave, që do të ketë efekt mbi makinat dhe transaksionet e tyre pas hyrjes në fuqi të ligjit të ri.

Të gjithë ata që importojnë apo shesin sot makina do të taksohen me taksat ekzistuese, kurse ata që kanë importuar makina deri në dhjetor, u falen të gjithë borxhet ndaj administratës doganore me kusht që të paguajnë 50 për qind të tatimit.
/Start/

                                                                                             2011-07-12 09:26
   

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›