Kryeministri Berisha sot në Forumin Ekonomik Botëror
TIRANE- Forumi fokusohet në problemet e krizës ekonomike, me të cilat po përballet ekonomia botërore, në reformat ekonomike dhe ndryshimet klimaterike. Në këtë samit marrin pjesë presidentë, kryeministra, ministra të jashtëm nga mbarë bota, drejtorë dhe administratorë të institucioneve më të mëdha financiare, të korporatave të mëdha, mediave të mirënjohura etj.
Gjatë Forumit Ekonomik Botëror të Davosit, Kryeministri Berisha do të paraqesë në panelet e tij zhvillimet, reformat e ndërmarra në Shqipëri, si dhe potencialet që ofron Shqipëria në fusha të ndryshme. Në këtë samit kreu i qeverisë shqiptare do të shoqërohet nga Ministri i Punëve të Jashtme, Lulzim Basha.
Gjithashtu, Kryeministri Berisha do të zhvillojë dhe një sërë takimesh me personalitete të shquara të politikës, si me Presidentin çek Vaslav Klaus, Kryeministrin e Turqisë Tayyip Erdogan, Kryeministrin e Suedisë Fredrik Reinfeld, Kryeministrin e Pakistanit Syed Yousaf Raza Gillani, Zëvendëskryeministrin dhe Ministër i Jashtëm belg Karel De Gucht, me Presidentin e Azerbaxhanit Ilham Aliyev, etj, si dhe me personalitete të fushës ekonomike.
(s.g/BalkanWeb)