Video-skandali me marinsat amerikane ne Afganistan
Ushtria amerikane ka bërë të ditur se po heton mbi një video, ku shfaqet një grup marinsash që urinojnë mbi trupat e vdekur të luftëtarëve talebanë.
Korpusi i Marinës tha se veprimet në këtë video, e cila u hodh në internet, por nuk është verifikuar ende për sa i përket vërtetësisë, “nuk përputhen me vlerat e marinsave amerikanë dhe se kjo çështje do të hetohet plotësisht''.
Videoja tregon katër burra në veshje ushtarake, që shfaqen duke urinuar në tre trupa te pa jetë.
Më pas dëgjohet zëri i njërit prej ushtarëve duke thënë: Paç një ditë të mbarë mik.
Burrat të shtrirë në tokë kanë lëkurë ngjyrë kafe, janë zbathur dhe veshur me rroba të lirshme, ndërsa njëri prej tyre duket të jetë i mbuluar në gjak.
Origjina e videos është e panjohur, dhe nuk është e qartë se kush e ka postuar online.