Mbledhja e Komitetit Nderministror miratohet logoja per 100 vjetorin e Pavaresise
Kryeministri, Sali Berisha kërkoi nga Komiteti Ndërministror që kremtimet për 100 vjetorin e Pavarësisë të synojmë që të prekin zemrat e qytetarëve.
“Ky 100 vjetor tu shërbejë shqiptarëve për të vlerësuar dhe më shumë vendin e tyre. Ky 100 vjetor tu shërbejë shqiptarëve për të vërtetat më të rëndishme të veprave të vendit të tyre”, vlerësoi Berisha gjatë kësaj mbledhje.
Në vlerësimin e kreut të qeverisë trajtimi mbarëkombëtar është detyrim për të nderuar ata që kontribuan dhe për këtë arsye duhet të ruhet sensi mbarëkombëtar duke përfshirë dhe diasporën.
“Duhet të jemi aktiv në të gjitha fushat. Në këtë 100 vjetor Ministria e Brendshme të kontaktojë me vendorët që të angazhohen për të organizuar festime në të gjithë vendin”, u shpreh Berisha. Në këto festime, Berisha theksoi si të rëndësishëm faktin se “tashmë festohet me Kosovën e pavarur”.
Ndërkohë Komiteti Ndërministror për festimet e 100 vjetorit të Pavarësisë ka hedhur hapin e parë konkret duke miratuar në parim logon e 100 vjetorit të Pavarësisë, i cili është vizatuar nga një artist shqiptar i Kosovës, Zeni Ballazhi. Në skcimin e tij, Ballazhi sjell një stilizim të shqiponjës dy krenare, në formën e flakës jubilare.
Me tej shefi i qeverisë bëri me dije edhe nismat e tjera konkrete që pritet të shoqërojnë vitin jubilar të 100 vjetorit të Pavarësisë mes të cilave do të punohet edhe për rikthimin e eshtrave të Mbretit Zog në atdhe.