Videoja Meta-Prifti ekspertet Nuk eshte origjinale
Tre ekspertet konstatojne se ne video ka pasur mundesi te madhe per nderhyrje
Video-pergjimi mes kreut te LSI-se Ilir Meta dhe ish-ministrit te Ekonomise Dritan Prifti nuk eshte origjinale dhe ne te jane konstatuar shume mundesi per nderhyrje. Ne kete perfundim kane mberritur tre ekspertet shqiptare te ngarkuar per ekspertimin e video-pergjimit ne procesin gjyqesor ne ngarkim te ish-numrit dy te qeverise Ilir Meta. Ne seancen e djeshme ne Gjykaten e Larte ata kane paraqitur ekspertizen sipas te ciles ora kamere nuk ka oren e sakte te realizimit te pergjimit. Tre ekspertet Ardian Pollo Ermal Beqiri dhe Artur Rrahmani konstatojne se ne video ka pasur mundesi te madhe per nderhyrje pasi materiali sipas tyre ka zhurma te cilat nese hiqen fshihen edhe fjalet. Sipas tyre ora ne zyren e Priftit qe iu nenshtrua ekspertizes sherben per te regjistruar pasi eshte e pajisur me mikrofon por ne te nuk jane gjetur gjurme te video-pergjimit Meta-Prifti.Duke iu referuar konkluzioneve te eksperteve mundesia per nderhyrje ne videon e bisedes eshte e madhe. Ekspertiza konstaton se ekziston mundesia e nderhyrjes ne bisede pasi hapesirat teknike per nje veprim te tille jane te medha. Materiali i publikuar ne media dhe ai qe zoti Prifti posedonte ne laptopin e tij sipas eksperteve kane paperpurthshmeri. Eumlshte nderhyre gjithsej 7 here ne materialin audio konkretisht ne minuten e 9 e 47 9 e 48 10 e 58 apo 11 e 50 - u shprehen ekspertet. Ne seancen e zhvillua ne Gjykaten e Larte u be e ditur se ne folderin me emrin Dritan Prifti ne laptopin e ish-ministrit qe ishte gjithashtu objekt ekspertimi nuk u gjet video Meta-Prifti. Nuk percaktohet nderkaq nese shkarkimi ne kompjuter eshte bere nga ora-video duke hedhur keshtu dyshime se mund te jete regjistruar diku tjeter. Ajo qe vihet re ne kompjuterin qe iu nenshtrua ekspertizes ishte dhe fakti se ka disa mbivendosje dhe nderhyrje cka e ben te manipulueshme videon. Sipas tyre ne regjistrimin qe u vezhgua prej tyre ka me shume zhurme se sa artikulim fjalesh dhe pavaresisht pastrimeve me filtra te ndryshme zeri qe degjohet nuk ka parametrat normal cka e ben te pakuptueshem. Ndryshe nga eksperti amerikan Glembart ekspertet shqiptare u shprehen se video nuk eshte origjinale cka ve ne dyshim procesin e nisur ne ngarkim te ish-kryeministrit Ilir Meta. Prokuroria kerkoi 10 dite kohe per te dhene vleresimin per akt-ekspertimin.
Por avokatet e Metes pretenduan se nje jave eshte plotesisht e mjaftueshme pasi programet jane cilesuar me heret nga ekspertet ne gjykate dhe jane te licencuara. Trupi gjykues me relator gjyqtarin Ardian Dvorani caktuan seancen e ardhshme ne daten 7 nentor.Raporti i eksperteve te video-pergjimit mes Metes dhe Priftit vjen ne kohen kur video-pergjimi i eshte nenshtruar me pare verifikimit nga nje ekspert amerikan dhe nje anglez. Por ekspertiza e tyre nuk u pranua nga Gjykata e Larte per shkaqe procedure.
Pergjigjet e eksperteve
1-Ne objektin e ekspertimit prove materiale Ore nuk u gjet asnje gjurme e bisedes Meta-Prifti por u gjet nje material tjeter audio si dhe nje seri imazhesh qe mbushin memorien e saj. Imazhet nuk kane orgjine nga kamera e objektit Ore.
2-Objekti i ekspertimit Ore lejon shkarkimin ne pajisjet e tjera elektronike.
3- Nuk eshte e mundur te percaktohet ekzaktesisht ora dhe data gjeografike e hedhjes shkarkimit ne laptop videoja e bisedes Meta-Prifti.
4- Nga ekspertimi u konstatua se probabiliteti i nderhyrjeve eshte i larte ne kuptimin e fshirjes dhe montazhit audio tek CUsersDritan Prifti1000DSCIMPICT0008.avi.
5-Materiali audio-video i ndodhur ne DVD sekuestruar ne redaksine e emisionit Fiks Fare nuk eshte i njejte me materialin CUsersDritan Prifti1000DSCIMPICT0008.avi.
6-Nga analiza grafike e fuqise audio te bisedes Meta-Prifti rezulton se ajo eshte nga 31 db decibel deri ne 92 Db eshte ne pjese te vecanta e pakuptueshme per veshin e njeriut.
7- Kopja qe u perfitua nga filtrimi nuk solli asnje permiresim te dukshem per sa i perket degjueshmerise dhe kuptueshmerise. Pjeset qe para filmimit ishin te pakuptueshme mbeten te tilla edhe pas filtrimit.
8- Materialet audio-video mund te zhduken apo tjetersohen pa lene gjurme me perdorimin e kompjutereve dhe programeve informatike me persona qe kane njohuri ne kete fushe.
9- Teknikisht eshte e mundur qe te mos mbetet asnje e dhene apo gjurme regjistrimi ne objektin ore pas fshirjes se regjistrimeve te ndodhura ne te.
10- Nga ekspertimi u konstatua se probabiliteti i shenjave te nderhyrjeve eshte i larte per pjesen audio te CUsersDritan Prifti1000DSCIMPICT0008.avi.
11- Nga ekzaminimi i regjistrave te Windowsit te lap-topit objekt ekspertimi u konstatua se nderhyrjet qe fillojne me nderhyrjen e dates se instalimit te Windows ne laptop deri ne daten 1 shkurt 2011. Detajet e hollesishme te nderhyrjeve si dhe lista analitike e materialeve USB flash drive mini drive dhe Ora objekt ekspertimi paraqiten ne aneksin bashkengjitur ketij akt ekspertimi.
Reagimi i Dritan Priftit
Pas vendimit te tre eksperteve shqiptare per ta cilesuar jo origjinale videon mes ish-kryeministrit Ilir Meta dhe ish-ministrit te Ekonomise Dritan Prifti ka reaguar vete Prifti. Videoja u be nga ora ishte origjinale kjo eshte nje prove e padiskutueshme. U njoha me vendimin e eksperteve dhe mendoj se ata mbrojten Ilir Meten para gjykates. Me kete vendim turperuan me shume vendin edhe pse nuk prisja qe ata te thoshin te verteten. Duhet te behet nje ekspertize e re e kesaj videoje dhe kete here Ekspertiza te behet nga nje vend i BE - tha Prifti. Ish-ministri i Ekonomise u shpreh me tej se do vazhdoje luften e tij antikorrupsion. Drejtesia shqiptare sot ka humbur nje beteje jo luften. Do jem i gatshem ta coj deri ne fund luften time antikorrupsion - deklaroi ish-ministri i METE-s.