E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hekurudha vendos tren per studentet

Pas nje testimi te kryer nga Drejtoria e Pergjithshme e Hekurudhave me studentet nga Durresi te cilet studiojne ne Tirane jane vene ne pune specialistet e hekurudhes per te hartuar nje grafik te ri per levizjen e trenave nga Tirana ne Durres dhe anasjelltas. Tashme studentet per vitin e ri akademik 2011-2012 do te kene mjetin me te cilin mund te kthehen pas mesimit ne oret e mbremjes. Ka disa kohe qe mjaft studente apo prinder te tyre ankohen se femijet e tyre pasi mbarojne mesimet ne oret e mbremjes ne dege te ndryshme te Universitetit te Tiranes mbesin rrugeve pasi nuk kane me se te kthehen. Autobuset e furgonet e lene heret punen. Ne keto kushte ata e kane kerkuar ndihmen te DPH. Zamir Ramadani drejtori i DPH tha per standard Perballe kesaj situate ne organizuam nje testim per disa dite me radhe me studentet per te percaktuar orare trenash te cilet mund tu vijne atyre ne ndihme por pa demtuar edhe nevojat e pasagjereve. DPH shperndau disa dhjetera formulare ne baze te te cileve u percaktua orari i levizjes se trenit te fundit. Duke u nisur nga ora 2000 kur perfundon ora e fundit ne universitet u vendos qe treni te niset ne oren 2045 nga Tirana. Me pare treni i fundit nisej ne oren 2030. Nderkohe ne oret e pasdites trenat nga Tirana ne Durres do te levizin ne 1415 ne oren 1450 dhe ne oren 1615.

Jane disa qindra studente nga qyteti i Durresit te cilet frekuentojne dege te ndryshme ne Universitetin e Tiranes por edhe te punesuar atje. Kete vit oraret e mesimit perfshijne edhe oret e pasdites per shkak te numrit te madh te studenteve por edhe per shkak se mjaft pedagoge japin mesim ne disa universitete duke perfshire edhe ato private dhe per kete qellim jane shtuar edhe oret e pasdites deri ne mbremje. Ketyre u shtohet edhe problemi i kombinimit te orareve te laboratoreve te cilet shfrytezohen edhe pasdite nga grupe te ndryshme studentesh qe vazhdojne shkollat e larta ne Tirane.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›