Videoja, Meta: Prokuroria ka dështuar për hetimin

Prokuroria e Përgjithshme i ka komunikuar ditën e mërkurë avokatëve të kreu të LSI vendimin për ardhjen e një tjetër eksperti të huaj për ekspertimin e një pjese të video-përgjimit Meta-Prifti.
Dy avokatët e Ilir Metës, Petrit Serjani dhe Gëzim Veleshnja janë vënë në dijeni me vendimin e organit të akuzës në të cilin do të bëhet ekspertiza e një pjesë të videos ku dëgjohen zhurma. Në lidhje me këtë vendim të organit të akuzës kreu i LSI, Ilir Meta ka pohuar se kjo tregon edhe një herë dështimin e prokurorisë në lidhje me këtë hetim, si dhe vërteton manipulimin e videos.
Ndërsa në lidhje me kandidimin e Lulzim bashës për kreun e bashkisë së Tiranës Ilir Meta ka deklaruar në konferecë për shtyp se Basha është kandidati i “aleancës për qytetarin” dhe pavarësisht formaliteteve ai do ta ndihmojë bashkinë t`i kthehet punës.
Ndërsa ndër të tjera ka falenderuar edhe angazhimin e Bashkimit Europian dhe ka pohuar se vlerësonte se është e rëndëishme që klasa politike ti përgjigjet në mënyrë konkrete prioriteteve të BE. Sipas tij nga 12 pikat që ka kërkuar KE, ka çështje që mund të zgjidhen edhe para 8 majit.