E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Zgjedhjet e 8 Majit, në rrezik. Po manipulohen listat

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka deklaruar se zgjedhjet vendore të 8 Majit janë në rrezik pasi po tentohet të manipulohen listat e zgjedhësve.

Në një konferencë për shtyp kreu i PS-së Rama theksoi se Shqipëria mund të rrezikojë që të zhvillojë një fars elektorale siç ndodhi dy vite më parë në zgjedhjet e përgjithshme.
 

Ai gjithashtu ka bërë publike edhe kërkesat e Partisë Socialiste që zgjedhjet vendore të jenë sipas standarteve.
 

“PS-ja nuk ka kërkuar asgjë të jashtëzakonshme për të garantuar procesin zgjedhor. Ne këmbëngulim në trasnparencën e listave zgjedhore sipas kodit zgjedhor. Kërkojmë listat zgjedhore pas datës 8 mars ku qytetarët nuk mund të ndryshojnë qendrën e banimiy pasi këto ndryshime janë të jashtëligjshme dhe të nxitura nga pushteti” theksoi Rama. 
 

Gjithashtu Rama ka kërkuar edhe vendosjen para komisionit të zgjedhjeve të një aparature për verifikimin e kartave të identitetit si dhe për miratimin e parimit të transparencës ku sipas tij çdo forcë politike që kërkron transparencën e kutive ka të drejtë t`i hapë ato.
Sipas Ramës të treja kërkesat e PS-së do të mund të shmang korrupsion elektoral të zgjedheve të 8 majit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›