Tahiri mbyll me dryn derën e minibashkisë nr 6

Forca policie kanë rrethuar njësinë bashkiake numër 6 në kryeqytet pas një incidenti që ka ndodhur në këtë minibashki.
Mësohet se deputeti i PS-së Sajmir Tahiri i ka vënë drynin minibashkisë pas refuzimit nga ana e kryetares Luzhiana Abazi që t`i jepte listat zgjedhore.
Ndërkohë mësohet se punonjësit e minibashkisë kanë mbetur të të kyçur brenda ndërsa deputeti Tahiri kërkon me ngulm marrjen e listave të zgjedhjeve.