Vidhen 13.000 euro në një shtëpi

Në fshatin Semenisht të Shkupit është kryer një plaçkitje e rëndë me çka hajni ka arritur të marrë me vete 13.000 euro.
Hajni ka hyrë në shtëpinë e 27 vjeçarit Sh.J., prej ku me vete ka arritur të marrë 9.000 euro dhe stoli ari në vlerë prej 800.000 denarë, njofton Zhurnal.
Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) ka ndërmarrë masa për zbulimin e autorit./Indeksonline/