E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjykata Supreme ne Pakistan

Gjykata Supreme në Pakistan urdhëroi arrestimin e kryeministrit të vendit, Raja Pervez Ashraf për korrupsion gjatë kohës kur ishte Ministër i Ujit dhe Energjetikës. 

Ashraf i mohon akuzat dhe i quan ato shpifje. Sipas hetimeve, ai dyshohet se ka marrë ryshfet për favorizimin e projekteve të veçanta të ndërtimit të hidrocentraleve në vend gjatë kohës kur ishte ministër në vitin 2010. 

Bashkë me të, gjykata urdhëroi edhe arrestimin e 15 personave të tjerë, zyrtarë dhe ish-zyrtarë të lartë pakistanezë të përfshirë në skandalin e korrupsionit. 

Islamabadi është përfshire nga  protesta te dhunshme , Policia ka shtënë ne ajër dhe ka përdorur gaz lotsjellës. Mijëra persona protestuan  kundër korrupsionit ne vend, ndërsa nuk kane munguar dhe përleshjet me forcat policore. 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›