Vidhen 600 trofe te Maradones
Viti 2008 nuk ka filluar ne menyren me te mire per legjenden e futbollit boteror, Diego Armando Maradonen. "Pibe D'Oro" diten e djeshme ka denoncuar vjedhjen e 600 trofeve qe ka fituar dhe qe i jane dhuruar ne karrieren e tij. Ne muzeun qe mbahen te gjithe trofete e tij, eshte vene re mungesa e 600 prej trofeve te tij me kryesore, nga te cilet jane shume tituj personale te Maradones dhe disa dhurata te marra nga Pele, Fred Merkuri etj.
Njazi Kuqi nenshkruan me Tus Koblenz
Edhe nje shqiptar tjeter bashkohet me Fatmir Vaten e Co. "Jam shume i kenaqur qe arritem te konkretizonim marreveshjen me Tus Koblenz per Njazi Kuqin". Kjo eshte deklarata ne linje telefonike e menaxherit te njohur shqiptar te FIFA-s, Rudi Vata, dhene "Albania sportit". Futbollisti shqiptar i kombetares finlandeze, Njazi Kuqi, nenshkroi nje kontrate qe e lidh me skuadren e tre shqiptareve per nje vit e gjysme. "Kushtet e kontrates ishin shume te mira per nje futbollist te klasit te Njaziut", - shtoi Vata, qe drejton kompanine "Vata Vision Managament Group".