E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elozhe norvegjeze per Plakun e ri

Sabino Plaku merr elozhet e para ne Norvegji, pikerisht nga faqja zyrtare e klubit HamKam, qe permend se 22-vjecari shqiptar ka qene pjese e perfaqesuesve shqiptare nga U-15 deri ne U-21. "Sabino Plaku eshte nje lojtar i KS Dinamo dhe me pare ka luajtur me Partizanin dhe Apolonine. Ai shenoi dy gola ne fitoren 7-0 ne ndeshjen kunder Skenderbeut. Klubi i tij kryeson kampionatin maksimal shqiptar ne javen e 17-te, nga 22 javet qe kane dy fazat e para", shkruhet ne lajmin e faqes "hamkam.no", qe shton se ai eshte golashenuesi i dyte me i mire pas kroatit Pero Pejic. Sezonin e kaluar Plaku luajti per Apolonine e Fierit, ku shenoi 16 here ne kampionatin maksimal shqiptar. Talenti Plaku ka luajtur per U-15 deri ne U-21, por edhe dy ndeshje me Shqiperine B.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›