E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vidhen dy shkolla në Fier dhe Lushnje

 Dy shkolla janë vjedhur gjatë natës në Fier dhe Lushnje. Në të dy rastet, vjedhjet me thyerje kanë pasur si objektiv kompujterat e kabineteve të informatikës. Rasti i parë shtë shënuar në shkollën 9-vjeçare të fshatit Gjuzaj të Lushnjes, ku persona të paidentifikuar kanë vjedhur në kabinetin e informatikës 6 kompjutera dhe një projektor.

Rasti i dytë ka ndodhur gjatë natës duke u gdhirë dita e enjte në shkollën e fshatit Zhupan në Fier, ku janë vjedhur 5 kompjutera të markës ACER së bashku me monitorët dhe 9 bateri kompjuteri.

Policia ka nisur hetimet për të dyja rastet. / K. Thana

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›