Ligji i plehrave, Topi: Qeveria nuk mori parasysh interesin e qytetarëve

Bamir Topi
Presidenti Bamir Topi ka reaguar me rrëzimin e dekretit të tij për ligjin Për menaxhimin e integruar të mbetjeve. Presidenti është shprehur se tani u takon qytetarëve të reagojnë për këtë ligj pasi ai tashmë e shfrytëzoi të drejtën Kushtetuese që ishte kthimi për përmirësim i këtij ligji.
Interesi i qytetarëve është para atij të përfituesve, tha Topi duke nënkuptuar se mazhoranca mori në mbështetjen biznesin që do të merret me riciklimin e mbetjeve dhe jo interesin qytetar.
Topi foli për ligjin e plehrave, pasi prit në presidencë rreth 50 nxënës të klasave të 9-ta nga Tirana, Kukësi e Vlora, midis të cilëve edhe nxënës me aftësi të kufizuara dhe me status të ulët ekonomiko-social, të cilët janë pjesëmarrës në projektin e OSBE-së Ndërtimi i një qytetarie aktive.