E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksidenti shoferi nuk i dha ndihmen vogelushit

Tirane 3 Nentor 2011 NOA - Nje femije 5 vjecar gjeti sonte vdekjen si pasoje e perplasjes nga nje automjet raporton korrespondenti i agjencise NOA.

Ngjarja ndodhi rreth ores 1800 ne lagjen Kombinat te Tiranes kur nje makine ka perplasur duke hedhur disa metra larg nene e bir.

Per pasoje vogelushi gjeti vdekjen e menjehershme ndersa nena e tij Dhurata H. 35 vjece u transportua ne Spitalin Ushtarak dhe ndodhet ne gjendje te rende.

Nga policia mesohet se drejtuesi i mjetit emri i te cilit nuk behet i ditur u largua nga vendngjarja duke mos dhene ndihmen e pare per djalin 5-vjecar por u kap nga policia vetem nje ore pas aksidentit.

Policia beri te ditur se po punohet per te zbardhur rrethanat e ketij aksidenti.

e.t/NOA

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›