Vidhen flamujt e PS-së në Korçë

Shënohet incidenti i parë gjatë fushatës elektorale të zgjedhjeve të 8 majit në qytetin e Korçës.
Mësohet se persona të panjohur kanë vjedhur flamujt e Partisë Socialiste në zyrën e lagjes numër 8 në këtë qytet.
Sipas PS-së në Korçë gjithashtu janë dhunuar edhe simbolet e kësaj force politike.
Ndërkohë Partia Socialiste në Korçë ka denoncuar militantët e Partisë Demokratike si autor të ngjarjes.
Ndërkohë vendosja e flamujve gjatë fushatës elektorale është bërë moll sherri mes dy forcave politike në disa qytete të vendit.