Vidhen kabllot elektrik në Fier
Kanë vijuar grabitjet e kabllove elektrikë në qytetin e Fierit. Natën e së martës ka qenë vjedhja më e fundit e konstatuar nga punonjësit e OSSH në qytetin e Fierit. Këta të fundit shprehen se ndërhyrja është bërë në linjën 220 kë, ndërsa është arritur të pritet rreth 100 metër kabull elektrik, i cili jo vetëm që kap një shifër të konsiderueshme lekësh që arrijnë deri në 400 mijë, por rrezikon të lërë për ditë të tëra shumë zona të cilat furnizohen nga kjo linjë, si
Vlora dhe rrethinat e Fierit, pra zonat rurale. Nuk është e para herë që na vjedhin. Nuk dimë si ti ruajmë. Përveçse na dëmtojnë rrjetin, na sjellin edh enjë dëm ekonomik tek abonentët familjarë dhe bizneset ët cilat nuk mund ta marrin energjinë në çdo orë të ditës, sepse ne duhet të riparojmë dëmin e shkaktuar nga vjedhësit. Edhe para tre javësh na ndodhi e njëjta gjë dhe ende nuk ka një autor, ka deklaruar shefi i nënstacionit 220 KË në qytetin e Fierit, Eriseld Lala. Ndërkohë si të mos mjaftonte kjo, sipas shefit Lala, tepër të rrezikuar janë edhe personat të cilët ndërmarrin një hap të tillë, pasi mosnjohja e kësaj fushe jep një rrezik evident .Përveçse na dëmtojnë neve, ata që fusin duart në këto linja janë të rrezikuar për vete. Ata nuk e dinë që në rast se linja ka mbingarkesë, atëherë ajo shkarkon dhe jep shpërthim në rast se preket, sidomos nga persona jo profesionistë, ka treguar më tej Lala. Ndërkohë organet kompetente kanë bërë edhe denoncimin pranë policisë dhe kjo e fundit po punon për kapjen dhe gjetjen e autorëve.O. Filka