Nis lufta për Kupë

Skuadra tjetër e fortë e Superligës, Drita do të luajë para shikuesve të vet në Gjilan, përballë anëtarit të Ligës së Parë, 2 Korrikut. Skuadrat e tjera të Superligës, Drenica, Llamkos Kosova, Vëllaznimi, Trepça e Ferronikeli kualifikimin në rrethin e dytë do ta kërkojnë kundër Arbneshëve, Ramiz Sadikut, Deçanit, Flamurtarit e Tefik Çangës.
Ndeshjet zhvillohen me sistem eliminimi. Nëse koha e rregullt e ndeshjes përfundon baras, zhvillohen dy parë vazhdime me nga 15 minuta. Por, nëse edhe atëherë nuk ka fitues, triumfuesi do të përcaktohet nëpërmjet gjuajtjeve të penaltive.
Ndërsa Prishtina, Hajvalia, Besa, Hysi, Liria, Istogu, Fushë Kosova, e Ferizaj janë kualifikuar pa lojë në rrethin e dytë, ngase kundërshtarët e tyre kishin heq dorë nga lufta për këtë trofe.
Kupa e Kosovës – Rrethi i parë
E mërkurë
Drenica – Arbneshët
Drita – 2 Korriku
Ulpiana – Gjilani
Flamurtari – Trepça
Trepça ’89 – Rilindja
Deçani – Vëllaznimi
R. Sadiku – Ll. Kosova
E enjte
Ferronikeli – Tefikçanga
Të gjitha ndeshjet fillojnë në ora 13:00