E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vidhet Muzeu Etnografik i Elbasanit

style=positionrelativez-index2>

Vidhet per te treten here Muzeu Etnografik i Elbasanit nga persona te paidentifikuar. Sipas drejtorit te ketij muzeu Kreshnik Belegu persona te paidentifikuar dhe qe mendohet te jene njohes te mire te muzeut pasi ka kane shqyer deren kryesore kane marre nje numer te konsiderueshem objektesh metalike dhe argjendarie te cilat i perkisnin shekullite te XVII. Sipas tij ne muze ndodheshin objektet metalike si vathe argjendi me vlera kulturore te cilat i perksnin shekullit te XIV dy pistoleta te shekullit te XVIII disa hajmali te vjetra dhe nje objekt qe sherbente per te pire duhan objekte te cilat kane vlera te rralla kulturore-historike dhe te pamundura per tu zevendesuar. Drejtuesi i muzeut thote se ka bere denoncim edhe ne Qendren e Rivitalizimit te Objekteve Kulturore dhe eshte vene ne dijeni Interpoli per te mos lejuar djaljen jashte kufijve te ketyre objekteve me vlera te rralla muzeale. Muzeu Etnografik i Elbasanit eshte i vetmi objekt kulturor qe ekziston ne kete qytet dhe qe vizitohet nga turistet. Brenda kesaj godine ekzistojne 800 objekte te rralla ndersa ka nevoje per ta pasuar me te tjera te tilla kete muze cka shtron dhe kerkesen per fonde. Banesa e ketij muzeu eshte restauruar nga Instituti i Monumenteve te Kultures ne vitin 1983 - 1985 dhe ne vitin 1986 ambientet e saj u pershtaten duke u kthyer ne muze etnografik.
Muzeu permban kuadrin historik zejtarine me rreth 80 lloje zejesh veshjet tipin e baneses qytetare karakteristike elbasanase.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›