E Diel, 1 Nëntor 2026

Kapet 26-vjeçari që strehoi autorin e ngjarjes së rëndë të së dielës në Doganë

Tiranë, 28 korrik, NOA - Pas ngjarjes së ndodhur dy ditë më parë, në afërsi të Doganës së Tiranës, ku u qëllua me armë zjarri duke gjetur vdekjen dy persona, u mundësua identifikimi dhe më pas arrestimi në flagrancë i 28-vjeçarit Isa Lusha.
Ai dyshohet se menjëherë pas ngjarjes ka ndihmuar dhe trasportuar autorin e dyshuar të krimit, Bashkim Qefalia, duke e transportuar atë me qëllim për tiu fshehur forcave të policisë.

Në lidhje me këtë ngjarje, strukturat e Policisë së Tiranës, kanë vendosur shumën e parave prej 500.000 lekësh shpërblim, për çdo informacion të vlefshëm që do të çojë në kapjen e autorit të dyshuar të kësaj ngjarje, Bashkim Qefalia, i cili tashmë është identifikuar.

Në çdo rast do të ruhet anonimati duke telefonuar në numrat 069 41 11 021 si dhe në numrin telefonik pa pagesë 129.
Ndërkaq, bëhet e ditur se materialet e përpiluara në ngarkim të Isa Lushas do ti kalojnë Prokurorisë së Tiranës, për veprat penale të Përkrahjes së autorit të krimit, parashikuar nga neni 302 i Kodit Penal.

n.e/NOA

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›