E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli: 28 qershori, dita me e bukur ne Shqiperi

Kryetarja e Kuvendit takon vezhguesit e Asamblese te Keshillit te Evropes. "28 qershori do te jete dita me e bukur, e zgjedhjeve me te mira qe Shqiperia ka pasur". Ka qene kjo deklarata e kryetares se Kuvendit, Jozefina Topalli teksa priti dje perfaqesuesit e komisionin "ad-hoc" te vezhguesve paraelektoral te Asamblese Parlamentare te Keshillit te Evropes, kryesuar nga Corien Jonker. Eshte kenaqesi e madhe per mua, tha kryetarja e Kuvendit, t'ju informoj mbi ecurine shume te mire te procesit zgjedhor. "Ndihemi shume mire, qe per here te pare kemi realizuar nje infrastrukture moderne zgjedhore. Per here te pare, votuesit kane regjistrin elektronik te zgjedhesve", tha Topalli. Duke shtuar se "procesi i aplikimit dhe shperndarjes se kartave, po ecen shume normalisht dhe te gjithe votuesit shqiptare mund te kene kartat e tyre te identitetit". Topalli ka nenvizuar se te gjithe monitoruesit do te kene mundesine te shohin nga afer procesin me te mire zgjedhor. "Kryetari i bashkise se Tiranes, i kapur nga paniku ka vendosur te beje cdo perpjekje per t'i ikur zgjedhjeve, por 28 qershori do te jete dita me e bukur, e zgjedhjeve me te mira qe Shqiperia ka bere ndonjehere", deklaroi Topalli.

Djegia e flamujve te PS dhe tymosja e qepenit te lokalit, per shkak te ndezjes se lendes plasese, pa lidhje me fushaten elektorale


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›