Zv/drejtori i Policisë së Tiranës, Erzen Breçani, godet operatorin e Top Channel (VIDEO)
Dhuna shtazarake e Policisë së Tiranës në ndeshjen mes Tiranës dhe Skënderbeut nuk ka lënë pa prekur edhe operatorin e Top Channel.
Faji i vetëm i kameramanit ka qenë se ai po dokumentonte dhunën policore.
Ai është penguar që të filmojë dhe më pas është shoqëruar në komisariatin numër 1, ku është goditur nga drejtues të lartë.
Vetë kameramani thotë se është goditur nga zëvendësdrejtori i Policisë së Tiranës, Erzen Breçani.
Ai është liruar pasi ka firmosur një deklaratë, ku dhuna e ushtruar nuk figuron në tekst, por shenjat e saj janë të dukshme në fytyrën dhe syrin e tij./ep