BIA dhe policia serbe ende aktiv në Kosovë

Një raport i ish-hetuesve të UNMIK-ut zbulon detaje të funksionimit të strukturave të Serbisë në Kosovë.
Raporti i UNMIK-ut të cilin e kanë bërë publike mediat kosovare, jep detaje për shumë krime dhe tregon për funksionimin e Shërbimit Inteligjent të Serbisë (BIA) dhe të Policisë së Serbisë në Kosovë.
Ish-hetuesit e UNMIK-ut e kanë vlerësuar Oliver Ivanoviçin si i dyshuar që ka udhëhequr grupin e serbëve që në shkurt të vitit 2000 i ka vrarë dhjetë shqiptarë. Ivanoviç i ka mohuar akuzat. Në anën tjetër, Misioni evropian për sundimin e ligjit në Kosovë, EULEX-i ka konfirmuar fillimin e hetimeve.