Xhaferri:Të angazhuar për më tepër cilësi në turizëm

Ministri i MTKRS-së Ferdinand Xhaferri ka deklaruar se përmirësimi i dukshëm i infrastrukturës dhe promovimi i madh i Shqipërisë në botë nga agjencitë e ndryshme, ka bërë që vendi ynë të shënojë një rritje të madhe të turistëve gjatë vitit 2010.
Në një tryezë për turizmin në Shqipëri dhe në Gjermani, ministri Xhaferri theksoi se gjatë 2010-ës është shënuar një shifër prej mbi 1 milionë turistësh, duke e cilësuar këtë si një arritje të lartë të sektorit të turizmit në vendin tonë.
“Turizmi është burim pozitiv i të ardhurave, dhe ndër arsyet kryesore të kësaj rritjeje janë investimet masive drejt zonave turistike, deri në 1 miliard euro në infrastrukturë” theksoi Xhaferri.
Gjithashtu ministri i MTKRS-së theksoi se qeveria është e angazhuar që ta promovojë edhe më tepër sektorin e turizmit, duke premtuar edhe cilësi në investime dhe në shërbime.