Vidhnin benz-a tre persona bien ne pranga
FIER - Tre persona ne pranga dhe nje i katert ne kerkim eshte rezultati i nje aksioni policor kunder vjedhjeve te makinave. Burime zyrtare te Policise se Shtetit thane se ka perfunduar me sukses operacioni i koduar Mercedez 240 duke shkaterruar nje bande te vjedhjeve te automjeteve ne disa rrethe ne jug te vendit. Policia e Fierit ne bashkepunim me efektivet e Policise se Vlores kane vene ne pranga Sandri Sulajn 23 vjec Edison Abdullajn 20 vjec Sadedin Jaupajn 20 vjec te gjithe banues ne Vlore. Gjithashtu eshte bere dhe shpallja ne kerkim nje tjeter personi banues po ne rrethin e Vlores. Ndalimi i tyre eshte bere pas nje hetimi disamujor ne bashkepunim me Prokurorine e Rrethit Gjyqesor Lushnje pasi te ndaluarit akuzohen per perfshirje ne nje aktivitet kriminal me tendence vjedhjen e automjeteve aktivitet ky i shtrire ne disa rrethe te vendit si ne Lushnje Kavaje Mallakaster Sarande dhe Vlore. Nga hetimet e deritanishme eshte dokumentuar qe keta person kane kryer vjedhjen e 19 automjeteve kryesisht Benz Mercedes 240. Keto automjete jane perdorur prej tyre per aktivitete kriminale dhe jane shitur ne zona te ndryshme rurale te rretheve Vlore Delvine Sarande dhe Gjirokaster. Gjithsesi edhe pas arrestimit te tyre policia ne bashkepunim me Prokurorine jane duke punuar per zbardhjen dhe dokumentimin e plote te aktivitetit kriminal te ketij grupi.
7 Tetor 2010