E Shtunë, 31 Tetor 2026

Parate e Prudentinos bankat japin te dhena per transfertat



TIRANE - Fill pas regjistrimit te procedimit penal ndaj bosit te Sacra Corona Unita Albino Prudentino strukturat e hetimit vihen ne kerkim te llogarive bankare. Me urdher te organit qendror te akuzes u vendos sekuestrimi i aktivitetit te mafiozit italian ne lokalin Piaza Italia ne zonen e Ujit te Ftohte ne Vlore dhe ne resort Muza Park ne Tirane. Nga ana tjeter menjehere ka filluar kerkimi per llogarite e tij. Burime nga institucioni i akuzes kane konfirmuar se ka dyshime se shumat e parave jane depozituar nen emrat e personave te tjere per te shpetuar nga bllokimi. Ne zbatim te ligjit antimafia u eshte kerkuar informacion i sakte te gjitha bankave ne Shqiperi per te zbardhur ne nje kohe te shpejte transfertat qe mund te kete bere Albino Prudentino.

7 Tetor 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›