Korrupsioni ne Gjykate pranga kancelares e 3 personave te tjere
TIRANE - Ulja e denimeve per te pandehurit ka cuar ne pranga kancelaren e Gjykates se Krujes bashkeshortin e saj avokat nje punonjese te Spitalit te Burgut si dhe nje person tjeter biznesmen dhe i aferm i nje te denuari. Lajmi eshte bere i ditur gjate dites se djeshme nga Policia e Shtetit. Keto burime thane se arrestimi i kater personave eshte bere gjate operacionit te koduar Liria ne prove. Jane dashur 11 muaj hetime intensive nga efektivet e Policise se Tiranes dhe te Drejtorise se Pergjithshme qe te benin te mundur ndalimin e te dyshuarve dhe zbardhjen e skemes me ane te se ciles merrnin para nga te pandehurit apo familjaret e tyre. Shumat e lekeve merreshin me qellim qe ata te influenconin ne marrjen e sa me pak viteve denim. Lajmi eshte bere i ditur gjate dites se djeshme ne nje konference te posacme nga Policia e Shtetit.
ARRESTIMET
Jane dashur 11 muaj qe te zbardhej skema e korrupsionit ne Gjykaten e Krujes ku kater persona ndikonin ne disa vendime per te pandehur. Arrestimet jane bere gjate operacionit te koduar Liria ne prove. Aksioni eshte realizuar nga Policia e Tiranes dhe ne pranga jane vene Flutura Meco me detyre kancelare ne Gjykaten e Rrethit Gjyqesor Kruje Almir Meco avokat bashkeshorti i kancelares Adriana Xeba dhe Edmond Kalaja. Te gjithe te ndaluarit jane te dyshuar per kryerjen e vepres penale te ushtrimit te ndikimit te paligjshem ndaj personave qe ushtrojne funksione publike. Policia e Shtetit deklaroi se Flutura Meco me detyre kancelare ne Gjykaten e Rrethit Gjyqesor Kruje ne bashkepunim me Almir Mecon bashkeshorti i saj dhe avokat i licencuar si dhe me shtetasen Adriana Xeba kane marre para nga persona te denuar per pranimin e kerkesave te tyre ne gjykate. Keto para jane marre me qellim qe te influenconin ne dhenien e vendimit nga gjyqtaret.
HETIMET
Hetimet kishin nisur 11 muaj me pare pasi policia kishte marre informacione ne rruge operative ne lidhje me korrupsionin qe po behej. Burimet zyrtare thane se kater te arrestuarit ne bashkepunim me njeri-tjetrin jane angazhuar ne veprimtari te paligjshme duke ndermjetesuar dhe duke siguruar nderhyrje perkundrejt shperblimeve ndaj personave qe ushtrojne funksione publike dhe funksionareve te Drejtesise ne favor te personave te denuar. Hetimet jane bere nga Drejtoria Kunder Krimit Financiar ne Policine e Shtetit ne bashkepunim me Sherbimin e Kontrollit te Brendshem te Ministrise se Drejtesise Drejtorine e Forces se Posacme Operacionale dhe Njesine e Perbashket Hetimore Kunder Korrupsionit Tirane. Sipas te dhenave hetimet do te vazhdojne me qellim venien para drejtesise te te gjithe personave te implikuar ne veprime korruptive dhe shkelje te tjera penale.
Te arrestuarit
Flutura Meco 40 vjece kancelare e Gjykates se Rrethit Gjyqesor Kruje
Almir Meco 46 vjec avokat bashkeshorti i kancelares se Gjykates
Adriana Xeba 45 vjec inspektore e regjimit te brendshem ne Spitalin e Burgut
Edmond Kalaja 48 vjec me biznes privat lidhje e te denuarve
7 Tetor 2010