E Shtunë, 31 Tetor 2026

KLD GJykata e Tiranes ska transparence

Kontrolli i kryer dje nga inspektoret e KLD-se pohohet se gjeti shkelje orarit dhe te zhvillimit te gjyqeve


TIRAN- Salla bosh dhe gjyqtare qe paraqiteshin me vonese ne pune apo ne gjyqe. Kjo ka qene situata ne oren 0800 te mengjesit te se enjtes ne Gjykaten e Shkalles se Pare ne Tirane e cila eshte i nenshtruar nje kontrolli te befasishem nga inspektore te Keshillit te Larte te Drejtesise KLD.


Madje ne krye te grupit qe kreu kontrollin e befasishem ishte edhe vete nenkryetari i ketij Keshilli Kreshnik Spahiu. Ne qender te inspektimit te kryer gjate dites se djeshme ishte zbatimi i orareve dhe i solemnitetit te gjykimit nga gjyqtaret. Ky qellim i kontrollit mesohet se ka ardhur pas ankesave te shumta te ardhura nga qytetaret te ndryshem per vonesa dhe mos zbatim te orareve si dhe te mungeses se transparences ne Gjykaten e Tiranes.


Nenkryetari i KLD-se Spahiu beri te ditur se 12 inspektore do inspektojne edhe gjykata te tjera ne vend duke nisur kontrollet salle me salle gjyqi. Masat qe do te merren per gjyqtaret do te ndikojne ne karrieren e tyre profesionale u tha pas kontrollit te djeshem te kryer ne kryeqytet. Qytetaret nuk mund te jene viktima te zvarritjeve te proceseve gjyqesore por duhet tju garantojme atyre barazine ne nje proces te rregullt ligjor.


Drejtesia nuk duhet vetem te jepet por edhe te duket e tille- tha Spahiu ne nje deklarim per mediat pas kontrollit te realizuar. Me tej ai vijoi se cdo seance gjyqesore civile penale administrative apo familjare do jete ne vezhgimin e KLD-se deri ne standardizimin e nje disipline te hekurt ligjore. Kjo duhet te jete garanci per palet ne proces dhe unifikimin e procedurave strikte e profesionale ne gjykim-tha Spahiu para medieve.


Pritet qe kontrolle te tilla te kryhen edhe ne gjykata te tjera te vendit duke perfshire edhe ato te shkalles se Apelit. Nderkaq burimet thane se nje situate shume me pozitive eshte verejtur pas kontrolleve te kryera ne Gjykaten e Krimeve te Renda.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›