Tete konviktore ne spital me shenja helmimi

GRAMSH/ Gjimnazistet ankohen per ushqimin djathe dhe speca cdo darke. Drejtuesit Behet fjale thjesht per nje gjendje gripale
GRAMSH - Tete konviktore te gjimnazit Shefqet Guzi ne Gramsh kane mberritur ne spital nje nate me pare ne gjendje te renduar me shenja te dallueshme helmimi. Menjehere adoleshentet e moshes 15-17 vjec kane marre mjekimin e nevojshem dhe pas disa oresh trajtimi kane dale nga spitali.
Disa prej tyre jane kthyer per mjekim ndersa nje vajze vazhdon te jete ne spital nen kujdesin e mjekeve. Nisur nga kjo situate e krijuar rreth 60 nxenes te konviktit nuk kane shkuar ne tri oret e para te mesimit ne shenje proteste per ngjarjen e ndodhur ne konvikt dhe per mungesen e interesit nga ana e drejtuesve te institucioneve.
Ata kane deklaruar se do te vazhdojne protestat e tyre pasi kushtet e konviktit lene per te deshiruar ndersa kerkojne marrjen e menjehershme te masave per ndryshimin e gjendjes dhe ushqimit ne mensen e konviktit. Nxenesit gjithashtu kane kerkuar takim me drejtuesit e konviktit si edhe pushtetit vendor per te prezantuar problemet e tyre si dhe per te gjetur nje zgjidhje.
Ndersa nxenesja Anisa Bora e cila vazhdon te jete e shtruar ne spital deklaron se ajo eshte helmuar dhe se asnje nga stafi i konviktit nuk ka shkuar ta vizitoje. Pasi konsumuam darken kam pasur te vjella. Me pas me sollen nxenesit ne urgjence .Mendoj qe shkak per kete ka qene ushqimi qe nuk eshte ne ne nivelin e kerkuar. Kemi qene 7 vajza dhe nje djale.
Dy vajza qe sot kane qene ne shkolle u ka rene te fiket. Gjate dites se sotme dje ketu nuk ka ardhur askush per tu interesuar per gjendjen time vec drejtorit te spitalit. Pyetjes se cfare mendon se i ka bere keq ajo i pergjigjet duke thene se cdo darke ata ne konvikt hane vetem djathe dhe speca.
Nga ana tjeter menjehere pas bojkotimit te mesimit dhe protestes se nxenesve ka reaguar kujdestari i konviktit Jonuz Agolli i cili mohon akuzat e bera nga nxenesit konviktore duke deklaruar se nxenesit nuk jane helmuar nga ushqimi ne mense por po kalojne nje gjendje gripale.
Mosvajtjen e konviktoreve ne shkolle per tre oret e para ai e justifikoi me faktin se ata nuk kishin mesuar. Agolli pranon cilesine jo te mire te ushqimit dhe sasine e tij.
Nxenesit ne konvikt kane nje norme ushqimi 1680 leke e pamjaftueshme per ndryshimin e cmimeve. Kjo norme eshte ajo e tre viteve me pare dhe nuk mund te garatojme ushqim te bollshem dhe cilesor me kete vlere. Kemi kerkuar rritjen e normes se ushqimit por deri tani nuk eshte rritur.
Kujdestari e justifikon reagimin e adoleshenteve edhe per shkak te sasise dhe cilesise se ushqimit ne konvikt. Ai deklaroi se nga te dhenat e para nuk eshte helmim por gjithsesi do te priten rezultatet e analizave nga ana e spitalit.
Nderkohe policia ka nisur hetimet ne bashkepunim edhe me stafin mjekesor te spitalit te Gramshit per te zbardhur te plote shkakun e semundjes se tete nxenesve konviktore.
Nga ana e tij nenprefekti i Gramshit Shkelqim Hoxha ka deklaruar se aktualisht te gjithe nxenesit konviktore ndodhen ne ambientet e konviktit dhe vetem nje vajze nxenesja Anisa Bora vazhdon te jete e shtruar ne spital me simptoma gripale.
Hoxha ka deklaruar se menjehere me te marre informacionin ne mensen e konviktit ka shkuar isnpektoriati ushqimor i cili ka nisur analizat e ushqimit qe kane konsumuar nje nate me pare nxenesit.
Ai shton se deri me tani nuk dyshohet se ushqimi eshte i helmuar apo i ndenjur. Ne gjimnazin Shefqet Guzi te Gramshit mesojne edhe rreth 60 nxenes konviktore te ardhur nga zonat e thella te ketij rrethi i cili ndodhet rreth 40 kilometra larg qytetit te Elbasanit.
Kristina Feimi
Mbreme pasi konsumuam darken pas rreth nje ore kemi ndjere shqetesime. Me pas u drejtuam ne urgjence per te marre ndihmen e pare ishim gjithsej rreth 10 nxenes qe kishim te njejtat simptoma.
Kjo situate qe u krijua besoj qe ka vetem nje shkak qe eshte ushqimi pasi nuk eshte ne standardin e kerkuar. Pas gjendjes jo shume te mire shendetesore te nesermen nuk e frekuentuam as shkollen.
Luixhiana Agolli
Ditet e fundit kam kaluar nje gjendje gripale .Gjendjes jo te mire shendetesore i eshte bashkuar edhe ushqimi jo i mire qe sherbehet ne konvikt duke sjelle per rrjedhoje edhe situaten e renduar shendetesore.