E Diel, 1 Nëntor 2026

Vidhnin makinat arrestohen dy persona dy shpallen ne kerkim

Kater persona kane rene ne prangat e policise se kryeqytetit nen akuzen e vjedhjes se automjeteve. Strukturat e Hetimit dhe te Parandalimit te Krimit te Komisariatit te Policise nr. 3 Tirane bene me dije se ne kuader te operacionit te koduar Tuneli bene te mundur goditjen e nje grupi kriminal me tendence vjedhjet e automjeteve. Te njejtat burime bejne te ditur se te arrestuarit jane Ermal Laci 22 vjec banues ne Bardhoc Kukes Jonuz Hoxha 24 vjec banues ne Bicaj Kukes i denuar me pare per vjedhje. Sipas policise personat e mesiperm ne bashkepunim edhe me shtetasit Xhavit Beraj 34 vjec banues ne Tirane dhe Vilson Laci 38 vjec banues ne Bardhoc Kukes te cilet jane shpallur ne kerkim tashme te identifikuar dyshohet se jane autore te nje sere vjedhjesh te automjeteve te ndodhura ne kohe e vende te ndryshme ne kryeqytet e rrethe te tjera te Shqiperise. Pas nje pune disa mujore me metoda speciale te hetimit u arrit finalizimi i ketij operacioni policor i cili konsistoi ne dokumentimin ligjor deri me tani te 9 vjedhjeve te realizuara prej tyre nderkohe qe po punohet me tej per te dokumentuar te tjera vjedhje nga ky grup me kete tendence. Gjate kontrollit ne banesat e tyre ne Badhoc dhe Bicaj Kukes jane gjetur dhe sekuestruar ne cilesine e proves materiale disa automjete. Theksojme se po bashkepunohet dhe bashkerendohen hetimet me te gjitha strukturat e hetimit te krimit ne qarqet e tjera si dhe me Institutin e Policise Shkencore per te dokumentuar te tjera vjedhje te realizuara nga ky grup kriminal. Materialet procedurale ne ngarkim te tyre iu referuan Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Tirane per vepren penale te vjedhjes se kryer ne bashkepunim parashikuar nga neni 134/2 te Kodit Penal.

Vjedhjet e kryera

- Me date 12 gusht 2011 ne rrugen Reshit Petrela ne Tirane kane vjedhur automjetin tip Benz me targa Tr.7874 J ne pronesi te nje shtetasi

- Me date 17 gusht 2011 ne Bulevardin Deshmoret e Kombit ne Tirane kane vjedhur automjetin Benz me targa Tr. 4595 C

- Po me kete date ne rrugen Lord Bajron kane vjedhur automjetin Benz me targa DR 8581 D ne pronesi te nje shtetasi

- Me date 02 shtator 2011 ne parkingun e nje qendre tregtare kane vjedhur automjetin Benz me targa FR 6527 C

- Me date 11 shtator 2011 ne rrugen Don Bosko ne Tirane kane vjedhur automjetin Benz me targa TR 2419 F ne pronesi te nje shtetasi

- Me date 18 shtator 2011 ne rrugen Lord Bajron ne Tirane dyshohet se kane vjedhur automjetinBenz me targa Tr. 1817 P

- Me 28 shtator 2011 ne rrugen Lord Bajron ne Tirane dyshohet se kane vjedhur automjetin Benz me targa 400 KS 417

- Me date 08 tetor 2011 ne rrugen Egnatia dyshohet se kane vjedhur automjetin Benz me targa El 1914 B

- Me date 31 tetor 2011 ne rrugen Lord Bajron kane vjedhur automjetin Benz me targa Tr. 3340 D ne pronesi te nje shtetasi

- Me date 31 tetor 2011 ne rrugen Dritan Hoxha dyshohet se kane vjedhur automjetin Golf me targa te huaja

- Me date 08 nentor 2011 ne rrugen Don Bosko ne Tirane kane vjedhur automjetin Benz me targa Tr. 5249 R ne pronesi te nje shtetasi

- Me date 11 shtator 2011 ne rrugen Don Bosko ne Tirane kane vjedhur automjetin Benz me targa Tr. 2419 F ne pronesi te nje shtetasi

- Me date 11 nentor 2011 ne rrugen Lord Bajron ne Tirane kane vjedhur automjetin Golf. 2 me targa Tr. 2369 G

- Me date 16 nentor 2011 ne rrugen Don Bosko ne Tirane kane vjedhur automjetin Golf. 3 me targa Tr. 7024 P ne pronesi te nje shtetasi

- Po me kete date ne rrugen At Zef Pllumi kane vjedhur automjetin Golf. 3 me targa Tr. 1849 K.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›