Vidhte paratë në bankomate me karta të klonuara, pranga një personi
Tiranë- Maliq Kaca është vënë sot në prangat e policisë pasi tërhiqte para nga bankomatet e bankave me karta të klonuara.
Pas një hetimi dy-vjeçar, Seksioni i Krimit Ekonomik bën me dije se ky shtetas, me anë të kartave të klonuara tërhiqte paratë nëpërmjet bankomateve dhe më pas i përdorte ato për të kryer blerje në dyqane të ndryshme.
Policia ka sekuestestruar në cilësinë e provës materiale 20 karta banjkomati të klonuara si dhe 10 celularë.
Sipas policisë, dyshohet se pas shtetasit Maliq Kaca mund të fshihet një grup i krimit kibernetik.