E Shtunë, 31 Tetor 2026

Henry hap deren e transferimit ne Angli

Ish bomberi i Arsenal, nuk arrin te shenoje ne vazhdimesi me fanelen katalanase, duke u eklipsuar nga sulmuesit e tjere te skuadres.

Sulmuesi i Barcelones, Thierry Henry mund te rikthehet ne Premier League qe ne muajin janar. Ish bomberi i Arsenal, nuk arrin te shenoje ne vazhdimesi me fanelen katalanase, duke u eklipsuar nga sulmuesit e tjere te skuadres, cka e ka bere te mendoje se rikthimi ne Angli do ishte nje levizje e mencur.

“Jeta ime eshte ne Londer sepse kam vajzen aty, por per momentin nuk mendoj te largohem nga Barcelona edhe pse ne jete mund te presesh gjithcka. Ketu duhet te kemi parasysh se une nuk mendoja asnjehere te largohesha nga Arsenal, por ja qe ndodhi”, u shpreh lojtari transalpin ne nje interviste per “Catalunya Radio”.

Me tej, ai hodhi poshte zerat per mosmarreveshje mes tij dhe teknikut Guardiola, por pranon kritikat per lojen zhgenjyese. Kjo deklarate le te hapur mundesine e largimit te tij ne mes te sezonit por destinacioni nuk dihet ende edhe pse shume klube ne Angli do ishin te interesuara per te marre lojtarin francez.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›