E Shtunë, 31 Tetor 2026

Viena, qyteti më i mirë për të jetuar

Viena është qyteti më i mirë për të jetuar. Ky ka qenë rezultati i anketimit më të fundit të ndërmarrë nga Mercer 2010 lidhur me cilësinë e jetës në qytete të ndryshme të botës. Pas kryeqytetit austriak renditen qytetet e Cyrihut dhe të Gjenevës në Zvicër.

Në listë, në vendin e 25-të, renditet Honoluluja, duke u kthyer kështu në qytetin më të mirë amerikan për të jetuar. Në fund të listës, si qyteti më i keq për të jetuar renditet kryeqyteti i Iraku, Bagdadi.

Anketa i jep përparësi rehatisë që ofrojnë qytetet krahasuar me dinamizmin e tyre. Ndërsa ekonomia botërore sa vjen e bëhet më globale qytetet përtej qendrave financiare tradicionale shfaqen gjithnje e me teper si vende tërheqëse për të ndërtuar një biznes.

”Qytetet me shumë tregje emergjente si në Lindjen e Mesme apo Azi kanë parë një fluks në rritje të kompanive të huaja” deklaroi Slagin Parakatil, në krye të grupit kërkimor tek Mercer ndërsa prezantonte raportin.

Qytetet europiane dominojnë në listën e qyteteve më të mira për të banuar, me Parisin në vend të 34, Londrën në të 30, Milanon në të 41.

Në Europën e bashkuar, vendi më pak komod për të banuar është Athina që renditet ne vend te 75. San Francisco pozicionohet në vend të 32, Singapori në vend të 28 është qyteti më i mirë për të jetuar në Azi, i ndjekur nga Tokio që renditet i 40.

Delina Bitraku

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›