E Diel, 1 Nëntor 2026

Integrimi, Bregu vizitë në Itali. Takim me Ministrin për Politikat Evropiane

Ministrja e Integrimit Majlinda Bregu zhvilloi vizitë një ditore në Itali, ku u takua me Ministrin për Politikat Evropiane, Andea Ronchi si dhe zhvilloi, me ftesë të rektoratit, të Univestitetit “Sapienza” në Romë, një leksion të hapur me studentë.

Në takimin me ministrin italian, Ronchi, ministrja Bregu prezantoi arritjet e fundit të Shqipërisë në fushën e integrimit dhe ecurinë e projekteve të përbashkëta mes Italisë dhe Shqipërisë.

Ne perfundim te takimt dy ministrat nenshkruan sebashku edhe nje protokoll bashkepunimi ku Italia angazhohet te asistoje vendin tone ne rrugen e vet drejt anetaresimit ne BE.

Ndersa gjate takimit ne universitetin “La Sapienza”, në përgjigje të interesit të studentëve për mundësinë e rikthimit e të punësimit, pas studime, në Shqipëri, ministrja Bregu theksoi edhe një herë se nismat e ndërrmara nga qeveria shqiptare për të thithur trurin, si programi Brain Gain e shpërblimi për diplomat e huaja kanë dhënë rezultatet konkrete vitet e fundit. < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›