Rrëzimi i Vangjel Kostës, PD: Ja pse votuam kundër
Partia Demokratike ka sqaruar edhe njehere qendrimin e persa i perket votimit kunder kandidatures se Vangjel Kostes per anetar te gjykates kushtetuese. Sipas deputetit demokrat Eduard Halimi, kreut te shtetit Bamir Topi i eshte bere e qarte me heret se mazhoranca nuk do te votoje asnje person i cili ka marre pjese ne gjykimet politike te regjimit komunist. Ndersa me tej ai tha se gjate seances degjimore para komisionit te ligjeve, kandidati Vangjel Kosta ka genjyer para anetareve per veprimtarine e tij si gjykates.
“Kryetari i grupit parlamentar të PD në takime zyrtare me këshilltarin e presidentit të republikës zotin Spiro Peci ka siguruar presidentin se maxhoranca nuk do të sugjerojë asnjë kandidat dhe do të votoje cdo kandidat që do të plotësojë kriteret personale, por që nuk kanë marrë pjesë në proceset politike të rregjimit barbar totalitar dhe që nuk kanë mbajtur funksione politike gjatë 20 viteve të fundit të pluralizmit. Përsa i takon rastit të Vangjel Kostës njoftojmë opinionin publik se kandidati për anëtar të gjykatës Kushtetuese gënjeu. Mashtroi komisionin parlamentar ne seancen degjimore ku pas pyetjes se deputetëve nese ka zhvilluar procese apo gjyqe politike iu pergjigj ‘jo’” tha Halimi.