E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vieri kërkon të luajë në kampionatin brazilian

Romë - Kristian Vieri pritet të fillojë një aventurë të re në kampionatin brazilian tek skuadra e Korinthiasit. Këtë dëshirë të sulmuesit italian e deklaron menaxheri i tij, Frank Asunsao, i cili është një nga më të njohurit në Itali.

Vieri së fundmi është aktivizuar me skuadrën e Atalantës në Serinë A, por në fillim të këtij muaji vendosi të prishë kontratën me klubin bergamask. “Sky Sport” njofton se Bobo Vieri dëshiron t’i bashkëngjitet brazilianit Ronaldo tek Korinthiasi.

Për këtë, menaxheri i tij deklaron për LanceNet: “Mundësitë janë 90% që Vieri të luajë në Brazil. Ai dëshiron të aktivizohet atje, dhe është i mahnitur me idenë e këtij transferimi”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›