Çështja Basha, shtyhet sërish gjyqi në Gjykatën e Lartë

Shtyhet sërish në Gjykatën e Lartë seanca gjyqësore në ngarkim të ministrit të jashtëm Lulëzim Basha. Mësohet se shkak për shtyrjes e gjyqit ka qenë mungesa e avokatit mbrojtës të Bashës. Avokati i tij me anë të një letre drejtuar gjykatës ku bën të ditur arsyet shëndetësore, që e kanë penguar për të qenë pjesëmarrës në gjyqin e sotëm. Gjatë kësaj seanca pritej të bëhej rekursi ndaj vendimit të Gjykatës së Apelit, e cila kishte shpallur hetimet për rrugën Durrës-Kukës, të pavlefshme pas datës 6 nëntor të vitit 2008. Prokuroria e Përgjithshme, kishte kundërshtuar vendimin e Apelit, ndërsa e ka dërguar në shkallën tjetër të gjyqësorit ankesën e vet.