Vieri tërhiqet nga futbolli: Nuk kam më dëshirë të luaj!
“Nuk kam më dëshirë të luaj dhe nuk jam i tunduar as nga klubet e vendeve të Lindjes”. Me pak fjalë, si gjithmonë, Kristian Vieri, ka lajmëruar ndërprerjen përfundimtare të angazhimeve të tij në futbollin e luajtur.
Ish-sulmuesi italian e lëshoi këtë deklaratë pasi doli nga gjykata e Milanos, ku vazhdon çështja e akuzave të tij në drejtim të Interit dhe të Telekomit, për spiunazh në dëm të futbollistit.
Vieri ka kërkuar një shumë prej 21 milion eurosh nga klubi italian dhe nga shoqëria telefonike, si dëmshpërblim për dëmet që sipas tij i ka sjellë spiunazhi.