E Shtunë, 31 Tetor 2026

Liverpuli, Rajkard pasardhës i Benitezit?

Rajkard aktualisht drejton skuadrën e Gallatasarajit në kampionatin turk, ndërkohë që më parë ka drejtuar edhe skuadrën e Barcelonës, me të cilën ka arritur në majat e futbollit evropian duke fituar edhe Ligën e Kampionëve.

Disa media në Britani thonë se Benitez është i sigurte në postin e tij edhe nëse humb këtë fundjavë me Mançester Junaited, por një eliminim i parakohshëm nga Liga e Kampionëve do të përkthehej me shkarkimin e menjëhershëm të teknikut spanjoll nga stoli i Liverpulit.   

Në qarkullim janë disa emra për të zëvendësuar Benitezin në fund të sezonit, dhe nëse skuadra nuk futet në katërshen e parë që të çon në Ligën e Kampionëve, atëherë Hoze Murinjo përflitet si njeriu ideal për të rikthyer Liverpulin e madh.

Sipas mediave britanike, rivali i Murinjos për të marrë drejtimin e klubit më të lavdishëm anglez është ish-tekniku i Barcelonës, Frank Rajkard.

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›