E Shtunë, 31 Tetor 2026

Premçi ofron bashkëpunim me EULEX-in

Gjatë këtij takimi Prençi ka prezantuar procesin e transformimit që ka pësuar Policia Shqiptare dhe ndryshimet e bëra ngushtësisht me partnerët ndërkombëtarë që prej vitesh asistojnë policinë shqiptare si PAMECA e ICITAP.

Duke u ndalur tek bashkëpunimi policor ndërkombëtar si një ndër prioritet e Policisë së Shtetit, Premçi theksoi se në sajë të këtij bashkëpunimi, si dhe në sajë të trajnimit në vazhdimësi të punonjësve me teknikat më të mira të luftës ndaj krimit, është bërë e mundur që vitet e fundit të organizohen e zhvillohen 63 operacione të përbashkëta si: me Kosovën, Malin e Zi, Policinë Italiane, Gjermane, Franceze, Britanike etj.

“Mendoj që kjo rrugë e nisur duhet të përparojë e takimi i sotëm është i mirë për të treguar gatishmërinë, seriozitetin tonë për të bashkëpunuar ngushtë dhe me EULEX-in për të garantuar sigurinë publike për komunitetin. Me policinë e Kosovës ne kemi patur bashkëpunim të vazhdueshëm, por urat e bashkëpunimit janë shumë të gjëra dhe duke patur parasysh që krimi nuk njeh kufij, ne duhet të jemi të përgatitur për të përballuar çdo sfidë. Nisur nga roli i EULEX në Kosovë, ne jemi të hapur për bashkëpunim për të qënë sa më efikas në luftën kundër krimit”, theksoi  Prençi.

Ndërkohë Lucas, gjatë fjalës së tij shprehu vlerësimet për progresin e Policisë Shqiptare.  Është impresionuese, theksoi Lucas , që çdo herë që vijmë në Shqipëri shohim arritje të reja dhe ky proces pozitiv transformimi që ndodh këtu është një pikë referimi si duhet të jetë Policia e Kosovës. Po ashtu Lucas vlerësoi si mjaft të rëndësishëm procesin e shkëmbimit të informacionit gjatë operacioneve, gjë që ka ndodhur dhe më parë dhe është mjaft pozitive. Rruga e Policisë Shqiptare në këtë drejtim është mjaft inkurajuese për ne", theksoi Lucas. 

Në përfundim të takimit Prençi dhe Lucas shprehën kënaqësinë e gatishmërinë për të zgjedhur rrugët e duhura për të pasur një bashkëpunim të plotë, të gjithanshëm e të shpejtë.  Delegacioni i Policisë së EULEX-it gjatë ditës së sotme ka zhvilluar një sërë takimesh me drejtues të strukturave të hetimit të krimit në Policinë e Shtetit, në qendër të të cilëve ka qënë krijimi i urave të bashkëpunimit për luftën e përbashkët ndaj krimit.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›