E Diel, 1 Nëntor 2026

Vietnam mbytet anija 11 te zhdukur

Të paktën 11 marinarë janë zhdukur pas mbytjes së një anijeje vietnameze në Detin e Kinës veriore, për shkak të erës së fortë.

12 marinarë të tjerë të “Van Don-2” janë shpëtuar nga mjetet të tjera që gjendeshin afër.

Anija tregtare është mbytur rreth 400 kilometër në brigjet e provincës së Ba Ria-Vung Tau.

Anija, 6900 tonëshe, transportonte materiale për prodhimin e çelikut.

Mjeti ishte nisur nga Malajzia dhe po drejtohej në Ho Chi Minh City.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›