Kroaci, një i vdekurnga "gripi i derrit"
ZAGREB- Një 60 vjeçar ka vdekur, ndërsa një i ri është shtruar në spital për shkak të komplikimeve të shkaktuara nga i ashtuquajturi gripi i derrit në Kroaci.
Në këtë shtet 50 persona janë infektuar me këtë grip, ndërsa shumica e të prekurve janë në Zagreb.
“Pritet që këtyre ditëve në Kroaci të depërtojnë edhe lloje tjera të virusit A, ndërsa H1N1, përkatësisht, virusi që bart gripin e derrit aktualisht po dominon në tërë Evropën", ka thënë Bernard Kajic, shef i Departamentit të Vaksinimit në Entin e Shëndetit Publik në Kroaci.
Kajic ka bërë të ditur se në rastin e viktimës 60 vjeçare, nuk mund të thuhet se virusi ka shkaktuar vdekjen, por ka qenë një ndër shkaqet e komplikacioneve që cuan në humbjen e jetës së 60 vjecarit.
(e.n/rel/BalkanWeb)