Speciale/ 10 ngjarjet që shënjuan vitin 2010

Komisioni Evropian vlerëson se viti 2010 ka thyer rekordet për sa i përket katastrofave natyrore. Komisionerja evropiane për ndihmat humanitare, Kristalina Georgieva, njoftoi se dëmi ekonomik i shkaktuar nga katastrofat natyrore ka arritur në mbi 180 miliardë euro, teksa rreth 300 mijë persona kanë humbur jetën.
1. Tërmeti apokaliptik i Haitit
Tërmeti i 12 janarit 2010 që tronditi kryeqytetin e Haitit, Port-o-Prince, mund të mos ketë qenë tërmeti më i fuqishëm i kohëve të fundit, por qartësisht duket të ketë qenë më apokaliptiku. Brenda orëve, më shumë se një milion persona mbetën pa shtëpi mbi kokë. Ndërtesat në qytete dhe shumë rrethina u kthen në rrënoja. ǒështë më tragjikja, rreth 230 mijë persona humbën jetën dhe qindra mijëra të tjerë mbetën të plagosur. Përgjigjja ndërkombëtare ishte e atypëratyshme, me dhjetëra shtete që dërguan ndihma, skuadra shpëtimi dhe personel ushtarak për të stabilizuar situatën. Por dëmi ka qenë shkatërrues dhe i thellë në atë që njihet si një nga vendet më të varfra në hemisferën perëndimore. Dhjetëra mijëra persona edhe sot, pothuajse një vit pas fatkeqësisë, jetojnë akoma në çadra dhe në kushte shumë të vështira. Kjo i ka dhënë shtysë të mëtejshme shpërthimit të epidemisë së kolerës, nga e cila kanë humbur jetën qindra persona.
2. Kirgizistan, rrëzimi i presidentit shoqërohet me trazira etnike
Në fillim të muajit prill, opozitarët filluan protestat për rrëzimin nga pushteti të presidentit të Kirgizistanit, Kurmanbek Bakijev. Pas shumë trazirave në vend ai u largua, për t’u zëvendësuar nga liderja opozitare Roza Otunbajeva. Otunbajeva u vetëshpall presidente e përkohshme e vendit derisa në korrik u legjitimua si presidentja e parë e Kirgizistanit dhe bëri betimin. Me të ardhur në krye të vendit, Otunbajeva kërkoi ndihmën e ushtrisë ruse për vendosjen e qetësisë në vend, gjë e cila rriti spekulimet se Rusia kishte ndihmuar lideren opozitare të kryente grushtin e shtetit.
Ndërkohë nuk vonoi reagimi i Presidentit rus, Dmitri Medvedev, i cili theksoi se Rusia nuk kishte gisht në trazirat e shtetit me pozitë strategjike në Azinë Qendrore që ishte përdorur si nga Rusia edhe nga SHBA-ja për të vendosur bazat e tyre ushtarake. Legjitimiteti i Otunbajevës në krye të shtetit nuk i dha fund trazirave në vend, pasi në jug shpërtheu dhuna ndëretnike mes uzbekëve dhe kirgizve, duke shkaktuar vdekjen e dhjetëra personave dhe dëbimin e mijëra të tjerëve.
3. Humb jetën Presidenti i Polonisë, Lech Kazinski
Avioni që transportonte Presidentin e Polonisë, Lech Kaczynski, me 95 pasagjerë të tjerë, në mesin e të cilëve zëvendësministri i Jashtëm polak, bashkëshortja e presidentit, shefi i shtabit të përgjithshëm dhe guvernatori i bankës qendrore u rrëzua në Smolensk të Rusisë me 10 prill të vitit 2010. Presidenti polak po udhëtonte për në Smolensk nga ku do të merrte pjesë më pas në Katin për t’i bërë homazhe 22 mijë viktimave polake të masakrës së urdhëruar nga Stalini në vitet e luftës së dytë botërore. Lidhur me aksidentin pati shumë hipoteza, në mesin e të cilave ishte dhe teoria konspirative e rrëzimit me dashje, por deri më tani asgjë nuk është konfirmuar. U ngritën grupet e hetimit nga Rusia dhe u përpilua një raport të cilin, kryeministri polak e hodhi poshtë duke e cilësuar si të papranueshëm. “Neglizhenca, gabimet ose mungesa e reagimit pozitiv lidhur me atë që ka kërkuar Polonia, na lejojnë të themi se disa nga përfundimet e raportit janë të pabaza”, theksoi Donald Tusk me 17 dhjetor.
4. Izraeli sulmon flotiljen e ndihmave për Gazën
Një flotilje me ndihma u nis me 22 maj nga portet e Turqisë me destinacion përfundimtar Gazën e izoluar dhe në kushte çnjerëzore jetese. Në anije kishte mbi 500 aktivistë nga shumë shtete të botës, në mesin e të cilëve edhe 15 eurodeputetë. Teksa endeshin akoma në ujërat ndërkombëtare mëngjesin e 31 majit, flotilja ra pre e sulmeve të komandove izraelitë. Si pasojë e dhunës humbën jetën 9 shtetas turq që gjendeshin në anijen “Mavi Marmara”.
Turqia dhe e gjithë bota dënoi ashpër bastisjen e anijes, ku binin në sy SHBA-të për tonet më të buta të përdorura. Turqia kërkoi dhe arriti të mbledhë këshillin e sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Kërkoi nënshkrimin e një projekt-rezolute, por nuk ia arriti pas kundërshtimit të fortë të SHBA-ve. Aktualisht, edhe pas hetimeve të OKB-së asgjë nuk është zbardhur e për pasojë fajtorët enden pandëshkuar. Turqia ka tërhequr ambasadorin e saj nga Tel Avivi dhe nuk pranon ta kthejë mbrapsht pa kërkuar falje dhe pa paguar dëmshpërblim Izraeli, i cili kundërshton në mënyrë absolute këto kërkesa.
5. Kupa e Botës Afrikë e Jugut 2010
Për muaj të tërë mediet ndërkombëtare vunë në pikëpyetje aftësitë e afrikanojugorëve për të organizuar turneun më popullor sportiv të globit, ndërtimin e stadiumeve në kohë, infrastruktura adekuate të vendit etj. Ishte hera e parë që një Kupë Bote zhvillohej në kontinentin afrikan. Për katër javë, Afrika e Jugut ishte skena e një prej Kupave të Botës më të suksesshme të kohëve të fundit. Italia, Anglia, Brazili dhe Argjentina zhgënjejnë, Gana surprizon, Gjermania e të rinjve kënaq të gjithë dhe në fund Spanja e Iniestës dhe Ksavit shpallet kampione bote. Në kujtesën e të gjithë botës do të ngeli gjatë kujtimi i vuvuzelës dhe oktopodit Pol, i cili pasi parashikoi ndeshjet e kampionatit botëror, ndërroi jetë në Gjermani.
6. Pakistani përjeton përmbytjet më të mëdha në histori
Pakistani në muajin korrik u përball me përmbytjet më të mëdha në historinë e tij. Pothuajse një e pesta e sipërfaqes së shtetit u mbulua nga uji, teksa 20 milionë persona u detyruan të evakuoheshin. Rreth 2 mijë persona humëbn jetën teksa dëmi i shkaktuar nga përmbytjet arriti në pothuajse 43 miliardë dollarë. Blektorët humbën më shumë se 10 milionë krerë bagëti.
Në kundërshtim me ndërhyrjen në Haiti, komuniteti ndërkombëtar u tregua shumë i mefshtë në Pakistan. Teksa komuniteti ndërkombëtar u angazhua me 742 milionë dollarë vetëm pak ditë pas tërmetit në Haiti, për Pakistanin u nda një pjesëz e vogël prej 45 milionë dollarësh, një muaj pasi filluan përmbytjet.
7. 33 minatorë kilianë izolohen në minierë për 69 ditë
Me 5 gusht, 33 minatorë kilianë të minierës së bakrit “San Hose” në shkretëtirën e Atakamas papritur u izoluan rreth 700 metër nën tokë, pasi një masiv dheu u shemb në galerinë e minierës.
Izolimi 69 ditor i 33 minatorëve ishte drama globale e vitit. Pas shpëtimit, minatorët u kthyen në heronj kombëtarë, pamjet e tyre teksa dilnin nga rreth 700 metër thellësi me anë të kapsulës pushtuan faqet e para të gazetave në të gjithë botën. Fatkeqësisht minatorët australianë që u përballën me një shpërthim të ngjashëm disa muaj më vonë, nuk e patën fatin e minatorëve kilian, por të 29 minatorët u varrosën të gjallë në minierë.
8. Wikileaks publikon qindra mijëra dosje sekrete
Wikileaks, organizata që kërkon dhe publikon dokumente me ndjeshmëri të lartë ose sekrete, hodhi dy “predha” të konsiderueshme në qershor, me publikimin e 77 mijë dokumenteve ushtarake të SHBA-ve në lidhje me luftën në Afganistan si dhe të 400 mijë dokumenteve të ushtrisë amerikane në lidhje me luftën në Irak, në tetor. Të dy bashkësitë e dokumenteve kishin të bënin me vrasjen e paraportuar të civilëve dhe incidente abuzimi.
Por “bomba bërthamore” e Wikileaks ishte publikimi në muajin nëntor i rreth 240 mijë dokumenteve sekrete që përfaqësitë diplomatike të SHBA-ve i kishin dërguar qendrës në Uashington. Ministri italian i Punëve të Jashtme, Franko Fratini, deklaroi se publikimi i këtyre dokumenteve përbën “11-Shtatorin” e diplomacisë ndërkombëtare. Themeluesi i uebsajtit, Xhulian Asanzh, pas arrestimit me 7 dhjetor, lidhur me akuzat për ngacmime seksuale dhe përdhunim në Suedi, u lirua me kusht nën garancinë e mbi 200 mijë sterlinave. Australiani 39-vjeçar i ka mohuar akuzat duke i quajtur si politikisht të motivuara dhe ka theksuar se do luftojë kundër çdo ekstradimi në Suedi apo në SHBA.
9. Viti i tensionit në Gadishullin Korean
Tensioni në Gadishullin Korean ka shënuar rritje progresive që prej 26 marsit, kur një luftanije koreanojugore me 46 marinarë u fundos në Detin e Verdhë. Hetimet e mëvonshme nxorën në pah se anija ishte fundosur pasi ishte qëlluar me një torpedo. Koreja e Jugut në bashkërendim me SHBA-të filluan të tregojnë forcën duke zhvilluar stërvitje ushtarake të njëpasnjëshme, çka shkaktoi tensionimin e mëtejshëm të Phenianit.
Me 23 nëntor, Koreja e Veriut bombardoi ishullin koreanojugor të Yeonpyeong-ut, duke shkaktuar vdekjen e katër personave, dy prej të cilëve ushtarë. Ky ishte sulmi i parë kaq serioz i Koresë së Veriut që prej përfundimit të luftës mes Koreve në vitin 1953. Reagimi i dobët i Koresë së Jugut solli dorëheqjen e ministrit të Brendshëm. Koreja e Jugut më pas kërcënoi se në rast të një provokimi tjetër do të ishte e pamëshirshme kundrejt Veriut, i cili nga ana e tij kërcënoi se do të përdorte edhe mbrojtjen bërthamore. Ky fundvit e gjen gadishullin korean mes tensioneve shumë të larta, me Korenë e Jugut që vazhdon të mbajë stërvitje të mëdha ushtarake, dhe me Korenë e Veriut komuniste, e cila vazhdon të zhvillojë programin bërthamor dhe të kërcënojë më këto armë.
10. Masat evropiane të kursimit
Për Evropën ky ishte viti i pakënaqësive. Gjatë rimëkëmbjes nga Recensioni i Madh, shumë ekonomi të bashkimit evropian filluan ta kthenin fjalën “kursim” në parrullë të ditës. Teksa Greqia lëkundej drejt falimentimit ne muajin maj, dhjetëra mijëra persona marshuan në Athinë dhe në qytetet e tjera në kundërshtim të shkurtimit të fondeve publike dhe rritjes së taksave. Shumë ndjenë se po dënoheshin për te këqijat e politikanëve.
Ndërkohë, Bashkimi Evropian, Banka Qendrore Evropiane dhe Fondi Ndërkombëtar i akorduan Greqisë një kredi prej 110 miliardë eurosh në mënyrë që të dalë nga Kriza buxhetore. Ndërkohë, Franca, Anglia, Italia, Portugalia dhe Spanja ballafaqohen me greva dhe protesta të dhunshme lidhur me masat e tyre të kursimeve. Por nuk përfundoi me kaq, Irlanda e heshtu deri më atëherë, dha alarmin e falimentimit, duke rimobilizuar bashkimin Evropian për një tjetër fond ndihme. Pa shumë negociatash u arrit që dublinit t’i akordohej nje kredi prej 85 miliardë eurosh.
/Start/Fatjon Prroni/
2010-12-29 09:38
[