E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vietnam, viktima e parë nga gripi i derrave

Një grua 29-vjeçare në Vietnam ka humbur jetën pas infektimit me virusin e gripit të derrave H1N1, duke u bërë kështu edhe viktima e parë nga kjo sëmundje në vend, ku deri tani është konfirmuar infektimi i të paktën 1,000 personave, njoftoi sot një gazetë shtetërore.
Viktima vdiq mbrëmjen e kaluar pas bllokimit të frymëmarrjes, ndërsa ishte shtruar në spital më 30 korrik, njoftoi gazeta Nguoi Lao Dong, duke cituar burime spitalore. Ministria vietnameze e Shëndetësisë, që ende nuk ka konfirmuar këtë rast fatal, njoftoi dje se 971 persona janë infektuar deri tani me virusin H1N1.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›