E Shtunë, 31 Tetor 2026

KE, hetime për trafikim organesh në Kosovë

Këshilli i Europës ka nisur një hetim lidhur me akuzat serbe ku thuhet se ushtarët e UÇK-së kanë rrëmbyer civile serbë gjatë luftës në Kosovë dhe u kanë shitur organet e tyre. Në krye te hetimeve është senatori zvicerian Dik Marti.
Këshilli i Europës ka filluar një hetim lidhur me akuzat serbe, sipas të cilave ushtarët shqiptarë të UÇK-së kanë rrëmbyer civilë serbë gjatë luftës në Kosovë dhe i kanë shitur organet e tyre. Lajmi është bërë i ditur nga agjencia e lajmeve Asociated Press nga kryeqyteti serb Beograd.
Në krye të këtyre hetimeve është senatori zviceran, Dik Marti.
Gjatë vizitës së tij dyditore në Beograd, Marti pritet të takohet me zyrtarë të drejtësisë dhe ata për krime lufte të Serbisë.
"Çfarëdo që të jetë e vërteta, ne na mungojnë 300 deri në 500 njerëz dhe kjo është ajo që ata që synojnë drejtësi duhet ta kenë parasysh", tha Bruno Vekariç, zëdhënësi i Prokurorisë për Krime të Luftës në Serbi.
Këto akuza janë hedhur poshtë nga përfaqësues të institucioneve të Kosovës, të cilët thonë se akuzat janë pjesë e propagandës së Serbisë kundër pavarësisë së Kosovës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›